Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp përkrahë shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Rama u shpreh se Shqipëria pret hapjen e negociatave sepse ka përmbushur detyrat e saj.
“Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, për pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të komisionit europian dhe të gjitha përpjekjeve të mëtejshme të thellimit të reformave. Nuk është sekret që ne presim vetëm një përgjigje nga komisioni europian, pra përgjigjen se i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave. Ne i kemi këto pritshmëri sepse i kemi kryer të gjitha detyrat dhe Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve mbi të cilat duhet të gjykohet. Nuk do të marrë kohë për të bërë një liste me rezultatet, por dua të rinënvizioj atë që i shpreha përfaqësues së lartë të BE se ne jemi të vetëdijshëm që në fund të ditës gjykimi dhe vendimi mbi rekomandimin e komisionit do të varet nga rrethanat specifike të vendeve anëtare. Jemi të vetëdijshëm se këto varet nga ne po aq sa varen nga faktorë rreth nesh por besoj se është koha për t’i dhënë fund përpjekje për një fazë përgatitjesh dhe për të filluar zyartarisht negociatat. Vjet na u dha mundësia për të nisur procesin teknik por ccelja zyrtare është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar ndërtimin e rrugës europiane””, tha kreu i qeverisë.
Nga ana tjetër Mogherini tha se ajo që ka arritur Shqipëria me reformën në drejtësi është e paprecedentë.
Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, ajo tha se reforma në drejtësi është shembull edhe për disa nga shtetet anëtarë të BE-së.
“Një proces aspak i lehtë por që tashmë i ka dhënë rezultatet e prekshme përmes vettingut. Shqiptarët janë krenarë për këtë reformë, ne e shohim këtë. E shohim sesa krenar janë shqiptarët për reformën. Kemi ulje drastike të kanabisit dhe partitë politike mos ti kthejnë shpinën qytetarëve. Një vit më pasë keni treguar rezultate konkrete ndërkohë që ofrojmë mbështetje për reformat që vijojnë. Keni mbështetjen time të plotë”, theksoi ajo.
Sipas saj, 3 sukseset e Shqipërisë jane, Reforma në Drejtësi, reduktimi i kanabisit, goditja e bandave.
“Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi.
1- Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin.
2- Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbreslënëse.
3- Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale.
Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane”, tha Mogherini.