Opozita po zhvillon sot një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Protesta është thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha i cili është shprehur se “ne jemi në një revolucion, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë Edi Ramën nga pushteti”.
Simpatizantë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës ndërsa të rinjtë e kësaj force politike mbajnë në duar banderola ku shkruhet ‘Mjaft është mjaft’.
Me thirrjen “Mjaft është mjaft”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përdorur këtë herë si argumentin kryesor përfshirjen e kreut të qeverisë në çështjen “McGonigal”. Asta mbajnë në duar një dordolec të improvizuar si ish-shefi i FBI-së, Charles McGonigal.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ka kryer korrupsion me ish-zyrtarin e lartë në FBI, ashtu si oligarku rus Oliver Deriaska.
Protestës i janë bashkuar edhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta të shoqëruar nga mbështetës dhe simpatizantë të opozitës.
PD e akuzon kryeministrin se përmes lidhjeve të tij me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal, ka ndikuar që të sulmohet opozita.
Meta i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Rama duke i thënë të mos përdorë pushtetin e pozitës për mbrojtje diplomatike dhe të dorëhiqet.
“Protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Ramës. Nuk kam asnjë thirrje, vetëm qytetarët të ndërgjegjësohen sepse në këtë mënyrë kjo qeveri po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën”, tha ai.
Ndërkohë po sot në të njejtën orë që është tthirrur protesta, mbahet dhe seanca gjyqësore për vulen e Partisë Demokratike.
Pankarta janë vendosur në portën e Gjykatës së Apelit, e cila pritet të shpallë sot kryetarin e Partisë Demokratike.
Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
/Argumentum.al