”Forumi Shqiptar” ka arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në Tuz dhe do të ketë shumicë absolute, tha kryetari aktual i Komunës së Tuzit dhe kryetari i ”Alternativës Shqiptare”, Nik Gjeloshaj, sipas agjencisë malazeze të lajmeve, MINA.
Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se kanë 18 mandate.
Fikret Luljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit të ”Forumit Shqiptar” tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate.
Në zgjedhjet e fundit vendore, ”Forumi Shqiptar”, i cili përbëhet nga AK, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, kishte 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve 10, Partia Boshnjake katër, dhe Socialdemokratët dhe Demokratët e Malit të Zi nga një.