15 vite më parë, në 15 mars, 26 persona humbi jetën në një nga ngjarjen më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.
300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në gjykatën anti korrupsion.
Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu. Mbi të rëndojnë dy akuza, “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.
Në të njëjtën kohë SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali I ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Beridsha.
SPAK u vu në lëvizje për Mediun, pas kërkesës së prindërve të 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Më pas SPAK i kërkoi Gjykatës së lartë që të revokonte vendimin e pushimit ndaj Mediut, të marrë në vitin 2009-tën.
Tashmë me këtë vendim dosja në ngarkim të ish-ministrit është në duart e prokurorisë dhe pritet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Në vitin 2009-të, Mediu u akuza nga prokuroria e përgjithshme për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyrë të kryer në bashkëpunim dhe më pas dosja përfundoi në gjykatën e lartë. Por 6 muaj më vonë, gjykata vendosi pushimin e çështjes, pasi Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar edhe imunitetin që ndalonte gjykatën të vazhdonte gjykimin.
Ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
/Argumnetum.al