NATO-ja kritikoi Rusinë të dielën për retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
“NATO është vigjilente dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të na bënte të rregullonim tonën,” tha një zëdhënës i NATO-s.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi të shtunën në mbrëmje se Rusia dhe Bjellorusia kishin rënë dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike në tokën bjelloruse, ndërsa vuri në dukje se SHBA-ja gjithashtu ka vendosur armë bërthamore me aleatët në Evropë.
“Kjo është e pasaktë”, tha zëdhënësja e NATO-s.
“Referenca e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore të NATO-s është krejtësisht një mashtrim. Aleatët e NATO-s veprojnë me respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare”, tha ajo, duke theksuar se Rusia ka thyer vazhdimisht angazhimet e saj për kontrollin e armëve, së fundmi duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri “START”.
/Argumentum.al