Dita e NATO-s përkujtohet në kryeqytetet e Aleancës çdo vit më 4 prill, në përvjetorin e nënshkrimit të dokumentit themelues të NATO-s, Traktatit të Uashingtonit, në vitin 1949. Për shtatëdhjetë e katër vjet, Aleanca ka qëndruar e palëkundur në vendosmërinë e saj për të mbrojtur qytetarët e saj , të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj dhe të ruajë lirinë dhe demokracinë. Dita e NATO-s 2023 është veçanërisht historike, me Finlandën që do të bëhet anëtari i tridhjetë e një i Aleancës.
Në Shqipëri, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, uroi sot 74-vjetorin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka vlerësoi kontributin e NATO-s për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe botë.
“Në këtë 74-vjetor të NATO-s, ne shikojmë me krenari kontributin e Aleancës për sigurinë tonë kolektive, për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe botë. Ky përvjetor vjen në një situate shumë sfiduese për sigurinë. Po ashtu ky është edhe një moment për të rikujtuar rëndësinë e NATO-s dhe faktin se së bashku, si anëtarë të Aleancës më të madhe ushtarake në histori, ne jemi më të fortë dhe mund të përballemi me të gjitha kërcënimet e sigurisë që vijnë ndaj vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan Xhaçka.
Shqipëria është pjesë e NATO-s para 14 vitesh.
Në qershor 1992, Shqipëria aplikoi dhe u pranua zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. 19 mars 1993, për herë të parë, vizitoi Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.
/Argumentum.al