Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “politikat e shëndosha bujqësore po mbështesin një zhvillimin të qëndrueshëm të sektorit në vendin tonë”.
Në një takim me prodhues dhe fermerë, ministrja evidentoi se agropërpunimi është një nga sektorët themelorë në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vendet e Ballkanit.
Me mbi 40 % të sipërfaqes së saj të kushtuar për bujqësi, Shqipëria gjeneron mbi 20 % të PBB-së së vendit dhe ofron mundësi punësimi për rreth 43 % të totalit të të punësuarve.
“Përmes Skemës Kombëtare, programit IPARD dhe shumë projekteve të ndryshme kemi rritur mbështetjen për fermerët dhe bujqësinë”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se gjithashtu në fokus të politikave të Ministrisë së Bujqësisë, është thelbësore të jesh pjesë e “Marrëveshjes së Gjelbër evropiane”, që propozon një strategji të re rritjeje me një fokus në rritje në sfidat mjedisore dhe sociale.
“Zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme është prioritet i qeverisë dhe ne jemi të angazhuar të zbatojmë politikat dhe instrumentet e duhura për arritjen e këtij objektivi”, u shpreh Krifca./ata