Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut kritikoi Presidentin e Koresë së Veriut Yoon Suk Yeol për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Të shtunën, televizioni përcolli një deklaratë nga Kim Jo Jong, një përfaqësues me ndikim në Partinë Popullore si dhe të motrës së udhëheqësit Kim Jong Un në të cilën kritikohej takimi i nivelit të lartë në Uashington mes Presidentit koreanojugor dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Por deklarata nuk u shpërnda në të gjitha mediat e Koresë së Veriut.
Të dielën, lajmi u përcoll në formën e një komenti nga agjencia qendore e lajmeve e Koresë së Veriut, menjëherë pas nisjes së emisionit infomativ.
Në koment, presidenti koreanojugor cilësohej një “tradhëtar kukull” si dhe kritikoheshin planet e reja të sigurisë mes Uashingtonit dhe Seulit, veçanërisht ato për gatishmërinë bërthamore.
Në koment, nuk pati fyerje personale ndaj Presidentit Biden, por dënoheshin deklaratat e tij pas takimit me homologun Yoon, Shtetet e Bashkuara cilësoheshin si “perandori e së keqes” dhe paralajmërohej se të dyja vendet do të “paguanin ashpër për reagimet e tyre të nxituara”.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një “rritje të shpejtë” të aftësive bërthamore të vendit të tij dhe ka qenë i pranishëm në provat me raketa balistike.
Gjuha në deklaratat e kësaj fundjave nga Koreja e Veriut është tipike e deklaratave publike të Phenianit kur është i pakënaqur me Seulin dhe Uashingtonin, por jo aq e guximshme sa në disa raste në dy dekadat e fundit.