Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze Zhao Wei “persona non grata” dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi.
Si përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalonde, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai.
“Kina rezervon të drejtën për të reaguar më tej,” tha Pekini në një deklaratë.
Të dy diplomatët kanë pesë ditë kohë për të dalë nga vendet.
Të enjten e kaluar, Kanadaja thirri ambasadorin e Kinës për të përsëritur se Kanadaja nuk do të toleronte ndërhyrjen në punët e saj.
Kanadaja ka dëbuar diplomatin kinez, Zhao Wei, pasi një raport i inteligjencës e akuzoi atë se po përpiqej të sulmonte një ligjvënës i cili kishte kritikuar trajtimin e Kinës ndaj pakicës myslimane ujgure.
Dëbimi përshkallëzon marrëdhëniet tashmë të tensionuara kino-kanadeze.
“Nuk duhej të kalonin 2 vjet që qeveria të merrte këtë vendim kur u kuptua se anëtarët dhe familjet e tyre ishin në shënjestër nga Kina. Ekspertët e sigurisë na kanë thënë prej vitesh se nuk ka asnjë mjet të vetëm për të luftuar ndërhyrjen e huaj, por dëbimi i diplomatëve të përfshirë në këto aktivitete është i vetmi mjet.”
Agjencitë e zbulimit publikuan një raport mbi ndikimin kinez në Kanada në vitin 2021, i cili përfshinte informacione rreth kërcënimeve ndaj deputetit konservator Michael Chong dhe familjes së tij. Gazeta kanadeze Globe Mail, duke cituar një burim të sigurisë kombëtare, tha se Diplomati Zhao Wei kishte mbledhur informacione për deputetin kanadez i cili kishte kritikuar trajtimin çnjerëzor ndaj ujgurëve. Chong tha se ishte thellësisht i zhgënjyer kur mësoi për kërcënimin e familjes së tij në Hong Kong dhe kritikoi qeverinë e Trudeau për mosveprim.
Por si kundërpërgjigje edhe Kina dëboi një diplomat kanadez në Shangai. Kina i ka kërkuar Jennifer Lin Lalonde, konsulle në konsullatën kanadeze në Shangai, të largohet nga Kina deri më 13 Maj.
“Ne i bëjmë thirrje Kanadasë që të ndalojë menjëherë provokimet e saj të paarsyeshme,” u shpreh një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.
Marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe Kanadasë janë tensionuar që nga arrestimi i shefes ekzekutive të firmës teknologjike Huawei, Meng Wanzhou në vitin 2018 dhe arrestimi i mëpasshëm nga autoritetet kineze të dy kanadezëve me akuza për spiunazh të cilët u liruan në 2021.
Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kina u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e 2019 dhe 2021, por përpjekjet nuk e ndryshuan rezultatin.
Ambasada kineze në Kanada mohoi të hënën akuzën për “ndërhyrje të huaj” dhe u zotua të marrë kundërmasa të vendosura pasi Ministria e Jashtme kanadeze shpalli një zyrtar konsullor nga Konsullata e Përgjithshme Kineze në Toronto persona non grata.
Personeli diplomatik dhe konsullor kinez në Kanada i kryen gjithmonë detyrat e tyre në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe, tha ambasada kineze në një deklaratë. Vendimi kanadez ishte “bazuar në thashethemet për të ashtuquajturën “Ndërhyrje në Kinë” të ngritura nga disa politikanë dhe media,” tha ai.
“Kjo ka shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar, normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe të lidhura me to, dhe ka sabotuar marrëdhëniet Kinë-Kanada”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ajo ka paraqitur një protestë të ashpër me palën kanadeze për këtë veprim.
“Kina nuk ndërhyn kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. E ashtuquajtura ‘Ndërhyrja e Kinës’ është krejtësisht e pabazë, e cila është njollosje e hapur e Kinës dhe manipulimi politik i nxitur nga njëanshmëria ideologjike,” thuhet në deklaratë. Provokime të tilla nga pala kanadeze kanë dëmtuar rëndë të drejtat dhe interesat legjitime të personelit diplomatik dhe konsullor kinez.
Ambasada i kërkoi gjithashtu Kanadasë që të tërhiqet nga pragu dhe të përmbahet nga lëvizja më tej në rrugën e gabuar, duke paralajmëruar se “nëse pala kanadeze vepron në mënyrë të pahijshme dhe arbitrare, ajo do të përballet me reagimet e vendosura dhe të forta të Kinës”.
/Argumentum.al