Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe ambasadori Anar Huseynov zhvilluan sot një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë.
Ata u pritën nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Parlamentin e Azerbajxhanit, deputetja Anila Denaj, drejtori i Kabinetit, Kosta Barjaba, dhe këshilltarja e Kryetares, Ejona Isufaj.
Gjatë takimit u bisedua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Milli Majlis (parlamentit) të Azerbajxhanit, mbështetjen nga Kuvendi të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, nxitjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe fusha të tjera.
Përfaqësuesit e Kuvendit u kërkuan zyrtarëve azerë më shumë fleksibilitet nga qeveria e Azerbajxhanit ndaj njohjes së Kosovës dhe mbështetjen nga delegacioni parlamentar i Azerbajxhanit në Këshillin e Evropës të Rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.