Arrestimi nga Policia i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, ka zgjuar reagime nga politika shqiptare, liderit politik të të dy kaheve e shohin me shqetësim arrestimin e kandidatit të një prej koalcionit që kandiddon në zgjedhjet vendore më 14 Maj. Po ashtu reagime tejet të ashpra kanë ardhur dhe nga pala greke duke qene se Z. Fredi Bejleri është anëtari i minoritetit grek duke thenë se për këtë arrestim është njoftuar dhe Bashkimi Europian.
Sipas dokumentit zyrtar që mban firmën e oficerit të Policisë gjyqësore, Ogert Thoma, Beleri u arrestua në flagrancë nën akuzën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Prokuroria sqaron se Beleri është kapur në flagrancë në Himarë në orën 00:14 minuta (12 maj) në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndalimit nga policia të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama, thekson se ndalimi i Belerit me urdhër të prokurorisë, përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.
Ai thekson se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.
Kryeministri nënvizon se “beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë”.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, deklaron Rama në një postim në twitter.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndalimin nga policia dhe prokuroria të kandidatit të koalicionin “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Në një postim në facebook, Meta thekson se “pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë”.
Meta shprehet se “ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë”.
“Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, deklaron Meta.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas ndalimit nga policia të Fredi Belerit, kandidat i koalicionin “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Himarës.
Në një postim në facebook, Idrizi thekson se “vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen!!!”.
Sipas tij, ministrja për Europën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka duhet t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kandidat për Bashkinë e Himarës, që është shtetas shqiptar me kombësi greke? Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?! Ministria, Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”, deklaron Idrizi.
Sikunder pritej, reagime te ashpra kane ardhur nga pala greke. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtem grek Nikos Dendias kane reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Ata kane thene se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është ngritur si shqetësim deri në zyrat e Bashkimit Evropian nga pala greke.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias thotë se ka informuar përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez.
Sipas Dendias nëse për arrestimin e Fredi Belerit nuk ka prova, atëherë kjo do të ishte një skandal.
“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar bashkie në Himarë të Shqipërisë, si dhe një tjetër personi me nënshtetësi, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme. Për këtë e kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez Tobias Billstrom, që ushtron Presidencën”, tha Dendias.
Po ashtu Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër për arrestimin e Fredit Belerit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.
Në një deklaratë për mediat ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar, teksa u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.
“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë i Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri.
Dua t’i dërgoj një mesazh mikut tim të Shqipërisë. Zbatimin per sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do ta pranojë”, shtoi z. Mitsotakis.
“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, vuri në dukje kryeministri .
“Ka vetëm një mënyrë për të qenë të sigurt se rruga e progresit do të vazhdojë, që Demokracia e Re të forcohet në kutitë e votimit më 21 Maj. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqie për fqinjët tanë, se jemi në vend i fortë dhe vend me besim”, perfundoi reagimin e tij kryeministri grek.
/Argumentum.al