Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh sot se, fitorja e PS-së në zgjedhjet vendore të 14 majit është një fitore shumë e madhe për t’u festuar.
Në konferencën e parë për shtyp, pas fitores së PS-së në shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama u shpreh se, në një rast kaq të veçantë si ky nuk mund të bënte një fjalim fitoreje, për një miting fitoreje.
“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se, e ka të nevojshme të shkojë sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi për gjithë shqiptarët.
“Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërheqin vendin mbrapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion imagjinar drejt përmbysjes së qeverisë”, tha Rama.
Ai shtoi se, tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata në nivelin vendor dhe të qeverisjes qendrore.
Rama informoi se, një grup pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisë puna më tej.
Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes nëse përgjimet për Belerin kanë marrë tjetr trajtim nga drejtësia në raport me përgjimet e Gjiknurit dhe Manjës për blerjet e votave në Dibër (e pafaktuar). Rama tha se kanë zero lidhje.
“Ky është silogjizëm ekstravagant sepse s’kanë lidhje rastet me njëri-tjetrin. Tjetër të dalësh duke folur në përgjim dhe tjetër gjë që të provohet se përgjimet janë kthyer në akte. Ato përgjimet që i referoni ju nuk kanë lidhje fare zero.
Ka pasur shqetësime, sepse u bënë ditë që po i dëgjojmë shqetësimet e shprehura nga po ata që i kanë shprehur gjithnjë pasi janë ballafaquar me humbjen. Por çështja është nga kjo tek provat dhe tek shprehja e autorëve të raportit është hendek shumë i madh Ka pasur shqetësime, po pastaj? Këto zgjedhje janë sheshit, me të vërtetën e tyre dhe që e vërteta e tyre është se ne kemi marrë besim shumë të madh me një mbështetje si asnjëherë më parë si forcë politike…
Pra ta shohësh ndryshe këtë do të thotë të jetosh në realitet tjetër.”- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, të cilat e quajtën vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg skandaloz. Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqim duke thënë se i vjen keqardhje që minoritet grek po përdoret për politikë. Ndërkohë, ai theksoi se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë. Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sëbashku me qeverinë greke, kryeministrin dhe Denidas për të ngritur një urë të re bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin. Jemi vendosur të bëj maksimumin para se të jemi i detyruar të reagoj proporcionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë problemet e tyre, por askush që nga unë i pari, që jeni dëshmitarë që si kam kontestuar asnjëherë, jo më pastaj të tjerë, lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion të tjerë rolin e tyre.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe një kandidat të PS në Bulqizë për një çështje me një akuzë në thelb se çfarë është. As më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe ti kërkoj prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë. As nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog. Minoritet grek nuk ëhstë mish për topat elektoral të askujt, as në shqipëri as në Greqi.
/Argumentum.al