Edicioni i dytë i “Konventës së Demokracisë së Angazhuar – Angazhohu, Frymëzo, Fuqizoj!” do të organizohet nga 17 deri më 20 maj 2023 në Prishtinë, Kosovë, si vazhdimësi e punës së kryer në kuadër të Iniciativës për Demokraci të Angazhuar (IDA).
IDA u inicua nga Fondi Europian për Ballkanin (FEB) dhe Instituti për Angazhim Demokratik të Europës Juglindore (IADEJL) në vitin 2020. IDA mbledh iniciativa dhe lëvizje lokale, studiues dhe qytetarë aktivë në Ballkanin Perëndimor (BP) të përfshirë në çështjet e demokratizimin, drejtësinë sociale dhe llogaridhënien e institucioneve, si dhe mbështetjen e tyre për të bashkuar forcat dhe për të punuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shoqërive të hapura, të bazuara në solidaritet dhe demokratike. Në kuadër të IDA janë identifikuar pesë tema të përbashkëta për rajonin që janë themeli i punës sonë: mjedisi, puna e denjë, hapësira publike, media dhe të drejtat e njeriut.
Konventa e parë e Demokracisë së Angazhuar – “Angazhohu, Frymëzo, Fuqizoj! Nëpërmjet Solidaritetit për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor” u mbajt në Beograd në shtator 2021. Edicioni i parë i këtij formati rajonal siguroi një hapësirë shkëmbimi dhe bashkoi qytetarë, akademikë dhe gazetarë të ndryshëm dhe novatorë duke ofruar një axhendë që ishte kërkuar- nxitur dhe bashkë-krijuar me pjesëmarrësit. Kjo ngjarje u mbështet nga Friedrich-Ebert-Stiftung Dialogue për Europën Juglindore. Më pas, në vitin 2022 IDA organizoi takime tematike rajonale në pothuajse çdo kryeqytet të Ballkanit Perëndimor duke mbuluar secilën nga pesë temat. Në përgjithësi, u mblodhën rreth 100 individë dhe përfaqësues të lëvizjeve lokale, shkëmbimi i të cilëve në takime në disa raste çoi në projekte dhe bashkëpunime specifike edhe jashtë IDA.
Paralelisht, në janar 2022, platforma online “Engaged Balkans/Ballkani i Angazhuar” u lançua për të ofruar një hapësirë dixhitale të mbyllur dhe të sigurt për rrjetëzimin dhe lidhjen e qytetarëve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor. Fokusi i platformës është krijimi i një komuniteti rajonal online të bazuar në besim. Kjo platformë vetëm me ftesa ka mbledhur më shumë se 300 anëtarë që në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në IDA.
Gjithashtu, është themeluar “Response Hub”, një skemë mikro-grantesh e zhvilluar për të ofruar një mbështetje të shpejtë dhe fleksibël për grupet qytetare, nismat lokale dhe lëvizjet në Ballkanin Perëndimor. Mbështetja varion nga financimi bazë emergjente, tek kërkimi, aksesi në ndihmë juridike dhe fushatat me në qendër qytetarin. Deri më tani, pas gjashtë thirrjeve janë mbështetur më shumë se 80 organizata.
Rëndësia dhe vlera e Konventës për Demokracinë e Angazhuar vol.2 është njohur dhe mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung Dialogue për Europën Juglindore dhe “European Endowment for Democracy (EED)”. Programi dyditor i Konventës është bashkë-dizajnuar me anëtarët e platformës Engaged Balkans dhe do të përfshijë sesione plenare dhe seminare që do të përpiqen të intensifikojnë procesin IDA për krijimin e një komuniteti solidar në të gjithë rajonin.
Nëpërmjet mbështetjes së Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, mundësohet një format konkurrimi rajonal, ku projektet brenda secilit grup tematik do të vendosen në Konventë dhe propozimi fitues do të zgjidhet nga pjesëmarrësit e pranishëm. Synimi është që të ketë projekte që do të nxisin dhe do t’i japin energji si grupeve tematike ashtu edhe rrjetit në një nivel thelbësor dhe rajonal. Meqenëse projektet fituese do të përzgjidhen nga anëtarët e pranishëm të atyre komuniteteve për të cilat synohen projektet, duhet të sigurohet një zgjedhje e qëllimshme./okruzenje.com