Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili qëndron për vizitë në vend.
Sipas njoftimit të qeverisë, në takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler.
Në takim janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe proceset dhe sfidat integruese evropiane.
Kovaçevski theksoi përkushtimin e qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).
Nga ana tjetër, Sarazzin theksoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe për hapat e mëtejshëm.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për proceset e ardhshme të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën që çon në përparim dhe prosperitet, ndërsa ajo është anëtarësimi në BE dhe për këtë arsye është e nevojshme një mbështetje e gjerë për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Më tej, po ashtu theksohet se kryeministri në takim shprehu shpresën që “të gjitha partitë politike të bashkohen dhe të punojnë së bashku në proceset reformuese për të mundësuar anëtarësimin më të shpejtë të vendit në BE”./AA