Për situatën e fundit në veriun e Kosovës është deklaruar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në konferencë për sigurinë që po mbahet në Bratisllavë, ai tha se autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat atje.
“Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe”, ka thënë ai.
Në Bratisllavë po mbahet forumi GLOB-SEC ku po marrin pjesë përfaqësues politik nga të gjitha shtetet e BE-së dhe SHBA. GLOBSEC është një think-tank global me zyra lokale në Bratislavë, Bruksel, Kiev, Vjenë dhe Uashington DC, që angazhohet për të rritur sigurinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë në Evropë dhe në mbarë botën.
Misioni i saj është të ndikojë në të ardhmen duke gjeneruar ide dhe zgjidhje të reja për një botë më të mirë dhe më të sigurt.
Në Bratisllavë është edhe kryeministri Albini Kurti, i cili është takuar atje me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se “nuk do të dorëzohet Republika demokratike në duart e fashistëve në veri”.