Partia Demokratike ka thyer ditën e sotme përfaqësuesit e saj në Komisionin Qëndror Zgjedhor.
Prania e përfaqësuesit të PD-së Njazi Kosovrasti në mbledhje është shoqëruar me debate, me përfqaqësuesin socialist në KQZ, Denar Biba.
“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor”, iu drejtua Biba-Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje kreut të KQZ.
“Sipas jush ku duhet të jem?”, tha Kosovrasti ndërsa shtoi se, “Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep kodi zgjedhor”
PD rikthehet në mbledhjet e Komisionit Qëndror Zgjedhor pas tri muajsh, kohë në të cilën opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet parlamentare.