Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar sot me Drejtuesen e Shërbimit Informativë Shtetëror, Vlora Hysenin.
Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.
“Të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe të shërbimeve të inteligjencës. Ambasadorja Kim shprehu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat e së ardhmes”, njofton ambasada e SHBA-së në Twitter.