Kryeministri hungarez Viktor Orban u kërkoi sot autoriteteve serbe që të lirojnë tre policë të Kosovës, të arrestuar javën e kaluar në një zonë kufitare mes dy vendeve, sipas Reuters.
Orban tha gjithashtu se ai e konsideronte të papranueshme që komuniteti ndërkombëtar i pranoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë, të cilat tërhoqën më pak se 4% pjesëmarrje, si legjitime.
Tre policët e Kosovës ndodhen në paraburgim që nga momenti i arrestimit.
Si Beogradi ashtu edhe Prishtina dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestimet ishin të fundit në një seri zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikën e dhunës së përtërirë mes ish-armiqve të kohës së luftës.
Pas një sesioni të përbashkët të dy qeverive në qytetin e Suboticës, në Serbinë Veriore, Orban tha se lirimi i tre policëve “me siguri do ta ndihmonte Serbinë”.
Në konferencën e përbashkët për Orban i kërkoi Vuçiçit që ta ”shqyrtojë kërkesën e tij”./