Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kandidatet për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kreu i qeverisë do t’i presë të gjithë kandidatet e mazhorancës për pushtetin vendor në pallatin e Kongreseve në orën 11:00 këtë të shtunë.
Takimi i Ramës me 61 kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” vjen vetëm pak ditë pasi u zyrtarizuan emrat që do kërkojnë mandatet për të qeverisur bashkitë e vendit.
Takimi vjen në një moment tensioni politik pasi opozita e përfaqësues mbi të gjitha nga PD-LSI nuk është regjistruar në zgjedhje duke këmbëngulur në largimin e Ramës dhe formimin e një qeverie tranzitore që duhet të përgatisë zgjedhjet. Ndërsa Rama është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet me 30 qershor.
Në gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë janë pa rivalë ndërsa në bashkitë e tjera kandidojnë përballë emrave të mazhorancës, kandidatë nga Bindja Demokratike, parti të tjera të opozitës ose kandidate të pavarur.
Rama pritet t’iu japë udhëzimet e fundit kandidateve socialistë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.