Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Kryeministri informoi më herët, në një postim në rrjetet sociale, se temë e bisedimeve do të ishte edhe situata kritike në rajon.
“Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euroatlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit”, u shpreh Rama më herët.