Vëmendje të madhe nga të gjihë mori në “Eurovizoon 2019” edhe paraqitja e Islandës, e cila sivjet u përfaqësua nga grupi Hatari me këngën “Hatrið mun sigra”.
Në momentin kur këtij grupi po i kumtoheshin pikët e marra nga votat e publikut në fund të mbrëmjes, ata ngritën flamurin dhe simbole të ndryshme në mbështetje të Palestinës.
Ky reagim i tyre erdhi për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe nga dy kërcimtarë në skenë gjatë performancës së pop-divës, këngëtares Madonna.
Teksa po interpretohej kënga “The Future”, dy kërcimtarë kanë shfaqur njëri flamurin e Palestinës dhe tjetri të Izraelit duke ngjallur reagime të shumta në publik.
Në fund të konkursit, Unioni i Evropian i Transmetimeve (EBU) lëshoi një deklaratë që dënonte përdorimin e flamurit palestinez gjatë konkursit.
“Eurosong është një ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Pasojat e këtyre veprimeve do të diskutohen nga komiteti ekzekutiv i konkursit”, kanë thënë zyrtarët e EBU-së në një deklaratë për media, teksa kanë paralajmëruar sanksione ndaj Islandës dhe dy kërcimtarëve.