Është fatkeqësisht e njohur që bondet e qeverisë italiane po shkojnë lart, me përhapjen e bundeve gjermane, të cilat këtë javë kapën pikën e tyre më të gjerë.
Për këtë është për t’u falënderuar qëndrimi politik i udhëheqëseve të vendit, përgjatë fushatës elektorale që po mbajnë për zgjedhjet evropiane. Matteo Salvini, kreu i ‘Lega Nord’ dhe njëkohësisht Kryeministri i Italisë, tha se ishte i gatshëm të pranonte raportin që ekziston midis PBB dhe borxhit publik, që ka arritur nivelin 140%. Kjo nuk u prit mirë në Bruksel.
Megjithatë asnjë nga këto s’përbën një surprizë. Në aspektin e tregjeve, Italia është një kufomë që ecën rrugëve. Pjesa më e madhe e rrënimit të tregjeve është vetë-shkaktuar. Ka nevojë të menjëhershme për ndihmë për Italinë, dhe Banka Qendrore Evropianë është në pozicionin më të mirë për ta bërë këtë. Problemi i vetëm është se do të duhet që ndihmesa të ketë mbështetje politike por kjo nuk mund të merret si e mirëqenë pasi aty ka shumë rivalë, disa prej tyre shumë të guximshëm, që kërkojnë të zëvendësojnë Mario Draghi-n si presidentin e bankës.
Takimi i ardhshëm i BQE-së më 6 qershor në Vilnius, Lituani do të jetë vendimtar në planifikimin e një qasjeje të re për të ardhmen e ekonomisë Italiane. Megjithatë në këtë moment, parashikimet janë në nivelin e spekulimeve. Ekonomia e vendit është në rrezik, në çdo pikëpamje.
Sulmi tregtar i Presidentit të SHBA, Donald Trump-it mbi Kinën ndikon negativisht për rritjen ekonomike globale dhe çdo rënie e porosive kineze për mallrat evropiane do të godasë fort eksportet e Italisë. Megjithatë, edhe një zgjidhje e suksesshme e mosmarrëveshjes midis SHBA-së dhe Kinës mund të mos bëjë shumë punë për vendet evropiane, nëse kinezët do fillonin të porosisnin mallrat e tyre në kompanitë amerikane.
Me këtë në mendje, BQE me siguri do të mbajë një qasje më aktive kundër shtrëngimit të gjendjes financiare të tregjeve evropiane. Nga takimi i Vilniusit priten të dalin të dhëna të reja për mënyrën dhe sasinë e dhënies së kredive nga BQE tek bankat e tjera.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për huadhënësit italianë, të cilët kanë disa nga kostot më të larta në eurozonë. Gjithmonë ekzistojnë frikëra të ndryshme për favorizimin e një vendi karshi një tjetri, por në kushtet ekonomiko-politike ku është Italia, këto frikëra do mënjanohen.
BQE duhet të pranojë se pavarësisht rritjes së respektueshme ekonomike të tremujorit të parë të eurozonës, faktikisht nuk priten lajme të mira nga Gjermania apo Italia, dy nga ekonomitë më të mëdha të bllokut. Mjafton të shihen parashikimet e inflacionit për të dal në këtë përfundim. Inflacioni i pesëvjeçarit të ardhshëm për zonën e euros, një tregues i përmendur shpesh nga Draghi, pritet të arrij nivelet e ulëta të 2016-ës.
Megjithatë, sipas BQE-së, , Evropa nuk është më në krizë, e dëshmuar kjo nga siguria e BQE-së për të ndaluar programet e reja të blerjes së bonove në fund të vitit të kaluar. Ai vendim duket gjithnjë e më shumë i pamenduar me kalimin e muajve. Këshilli drejtues i BQE-së duhet të veprojë tani për të parandaluar një ngadalësim të ekonomisë, përpara se situata të bëhet akoma më serioze. Bloomberg