Demokratët po e mbajnë nën presion presidentin amerikan Donald Trump pas publikimit të raportit të shumëpritur mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, ku fitoi pikërisht Trump.
Ata duan që Robert Mueller, njeriu që përpiloi raportin mbi ndërhyrjen e Moskës gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dëshmojë publikisht para Kongresit për punën që bëri me investigimin.
Raporti i publikuar dje po diskutohet shumë pasi është i redaktuar. Sipas mediave amerikane raporti tregon se presidenti u mundua të ndikonte tek Mueller. E ndërsa ekipi ligjor i Trump e quan gjithë këtë histori një triumf të presidentit.
Po flasim për një dokument prej 448 faqesh të redaktuar dhe është rezultat i një hetimi 22 mujor nga Mueller i cili u emërua si prokuror i posaçëm për të hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 si dhe marrëveshjet e fshehta në lidhje me fushatën e Trump.
Në raportin e Mueller thuhet se ai nuk gjeti një lidhje apo komplot kriminal mes fushatës së Trump dhe Rusisë, por nuk sqarohet apo nuk dilet në një konkluzion nëse Trump u përpoq që të manipulonte hetimin.
Gjithashtu, ky raport nuk arrin në përfundimin se presidenti Trump ka kryer një krim, por gjithashtu nuk e shfajëson.
Demokratët po e mbajnë nën presion presidentin amerikan Donald Trump pas publikimit të raportit të shumëpritur mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, ku fitoi pikërisht Trump.
Ata duan që Robert Mueller, njeriu që përpiloi raportin mbi ndërhyrjen e Moskës gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dëshmojë publikisht para Kongresit për punën që bëri me investigimin.
Raporti i publikuar dje po diskutohet shumë pasi është i redaktuar. Sipas mediave amerikane raporti tregon se presidenti u mundua të ndikonte tek Mueller. E ndërsa ekipi ligjor i Trump e quan gjithë këtë histori një triumf të presidentit.
Po flasim për një dokument prej 448 faqesh të redaktuar dhe është rezultat i një hetimi 22 mujor nga Mueller i cili u emërua si prokuror i posaçëm për të hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 si dhe marrëveshjet e fshehta në lidhje me fushatën e Trump.
Në raportin e Mueller thuhet se ai nuk gjeti një lidhje apo komplot kriminal mes fushatës së Trump dhe Rusisë, por nuk sqarohet apo nuk dilet në një konkluzion nëse Trump u përpoq që të manipulonte hetimin.
Gjithashtu ky raport nuk arrin në përfundimin se presidenti Trump ka kryer një krim, por gjithashtu nuk e shfajëson.