Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ishte mysafir i televizionit malazez, Vijesti, ku ka folur rreth krijimit të qeverisë së re.
“Shpresoj se dinamika e vendosur nga kryeministri i mandatuar do të respektohet”, pohon politikani.
Duke folur për departamentet, ai përsëriti se ata janë të interesuar në sektorin e sigurisë. “Ne kemi thënë që duhet të mbulojmë sektorin e sigurisë për shkak të orientimit të qartë Euro-Atlantik,” tha ai.
Ai shtoi se personat që i dogjën flamujt e NATO-s, nuk duhet të ishin në Ministrinë e Mbrojtjes. “Nuk më duket logjike”, tha udhëheqësi i URA-s.
Abazoviq theksoi se ata insistuan në një qeveri eksperte dhe se disa nga emrat e përmendur në media ishin të pranueshëm për ta në qeverinë e ardhshme.