Admirali i Marinës Amerikane, Stuart Munch, ka thënë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka thënë kështu pas një takimi që e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke u shtuar se kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Munsch.
NATO ka përsëritur vazhdimisht se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pak pas marrjes së detyrës tha se se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, kishte thënë Rutte./Reporteri.net/