“Në këto çaste, kur afganët janë në kërkim të një strehe, lutem për më të ligshtit ndërmjet tyre: e lutem edhe që shumë vende t’i mirëpresin e t’i mbrojnë të gjithë ata, që kërkojnë një jetë të re”.
Kështu u shpreh Papa pas lutjes mariane, duke kujtuar Afganistanin, drejt të cilit bota mbarë shikon me shqetësim të thellë:
“Lutem edhe për të shpërngulurit e brendshëm, që të kenë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme. Uroj që të rinjtë afganë të marrin arsim, pasuri themelore për zhvillimin njerëzor e të gjithë afganët, si në atdhe, ashtu edhe në kalim drejt vendeve të strehimit, të jetojnë me dinjitet, në paqe e vëllazërim me të afërmit e tyre”.
<iframe width=”748″ height=”421″ src=”https://www.youtube.com/embed/UeYy2LyfPa4″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
/Vaticannews