Ish presidenti i linjës së ashpër të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad u regjistrua të Mërkurën për të kandiduar përsëri në një zgjedhje në Qershor që po shihet si një provë e legjitimitetit të sundimtarëve klerikë të vendit, raporton reuters.
Ahmadinexhad u detyrua të tërhiqej në 2013 për shkak të rregullave të kufirit të mandatit, kur Presidenti i tanishëm Hassan Rouhani, i cili negocioi marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 me fuqitë botërore, fitoi me rezultat të madh.
“Njerëzit duhet të përfshihen në procesin e vendimmarrjes së Iranit … Ne të gjithë duhet të përgatitemi për një reformë themelore,” citoi TV shtetëror të thoshte Ahmadinexhad pas paraqitjes së regjistrimit të tij.
Ahmadienjad është stigmatizuar në Perëndim, kryesisht nga mediat, për qëndrimet mohuese ndaj Holokaustit. Kandidimi i tij u refuza në vitin 2017, ndërkohë që Rouhani nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve kushtetuese. Aktualisht një ndër njerëzit me më shumë mbështetje nga grupet që në mediat perëndimore quhen të ashpra, është Ebrahim Raisi, një klerik i njohur dhe jurist, i cili duket se gëzon simpatinë edhe të Liderit Suprem, Khamenei.