Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kryeminsitri Zoran Zaev ka vënë në rrezik karrierën e tij politike vetëm e vetëm për të arritur që të zhbllokoj bllokadën rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ahmeti shpreson edhe në konstruktivitetin e palës bullgare, por nuk përjashton edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë.
“Historia ka dëshmuar për përpjekje të përbashkëta, dhe në këtë situatë ne duam një zgjidhje sa më të shpejtë. Të mos ndikohet nga emocionet por të jeë racional, sa më i arsyeshëm që të zgjidhe këtë çështje. Shpresoj tek pala bullgare që kanë qenë pro integrimit tonë, besoj se edhe pala bullgare do të tregoj gatishmëri që të kapërcehen këto dallime dhe të hapet rruga për anëtarësim në BE. Unë besoj në vlerat europiane të Bullgarisë dhe besoj se këto dallime do të zgjidhen dhe atë jo shumë larg, por në ditët në vijim. Shpresojmë edhe tek miqtë tanë evropian që do të inkurajojnë palët për një zgjidhje të pranueshme”, tha Ahmeti.