Asistentdrejtori i Akademisë Globale të INTERPOL, Jorge Fainstein Day Gastrell, bëri një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku në takim me stafin drejtues prezantoi Akademinë Globale të INTERPOL-it.
Kjo akademi, që shtrin bashkëpunimin e saj me 15 akademi të tjera, ka synim ngritjen profesionale dhe një qasje me standarde të njëjta trajnimi e zhvillim të kapaciteteve në strukturat e zbatimit të ligjit.
Gjatë zhvillimit të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, në Tiranë, në muajin qershor 2024, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Akademisë së Sigurisë në Rrjetin e Akademive Globale të INTERPOL-it.