Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit ku katër persona kanë mbetur të vdekur.
Dy mjetet e përfshira në aksident janë me targa kosovare. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rrëshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I., banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë.