Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në aksidentin e sotëm ajror në Kazakistan.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për t’u shprehur ngushëllimet e mia vendeve tona vëllazërore, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkroi në platformën X kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Një aeroplan pasagjerësh nga Azerbajxhani u rrëzua sot pranë qytetit Aktau në Kazakistan, raportuan mediet kazake.
Agjencia shtetërore kazake e lajmeve Kazinform, tha se 105 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit, ndërsa agjencia Tengrinews raportoi se 67 persona në bordin e avionit, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku në Grozny, kryeqyteti i Republikës Ruse të Çeçenisë.
Njëzet e tetë persona kanë mbijetuar në avionin e pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan.
Mësohet se avioni i AZAL-it, i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, ka goditur një tufë zogjsh.