Në këto ditë të vështira, ku shëndeti dhe jeta e konsumatorëve është qëllimi kryesor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet dhe monitorimin rigoroz të të gjithë zinxhirit ushqimor me qëllim sigurimin e praktikave më të mira, shtimin e kujdesit dhe zbatimin e të gjitha masave të marra në vend ndaj COVID-19 (Koronavirusit).
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Robert Lili monitoroi nga afër subjekte të cilat ushtrojnë aktivitetet bazike ku krahas mbështetjes dhe përgëzimit ndaj tyre, kërkoi që forcimi dhe shtimi i masave për të garantuar sigurinë ushqimore të jetë fokus i padiskutuar.
Jeta dhe shëndeti i të gjithë qytetarëve është qëllimi i punës së pandërprerë të AKU-së në të gjithë vendin.