Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor reagoi sot pas sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
I pyetur nga Top Channel, Escobar u shpreh i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores të SHBA-së në Tiranë.
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor, ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.
Më herët, Berisha është shprehur se “Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës, s’dua ta përdor termin Ambasadë se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”.