Presidenti Ilir Meta deklaroi sot nga Pogradeci se përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga ana e Partisë Socialiste është një shkelje e rëndë ligjorë që duhet hetuar nga institucionet.
Kreu i shtetit tha për gazetarët, se marrja e të dhënave personale të qytetarëve dhe punonjësve të administratës është një formë presioni që duhet të marrë fund.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve. Ai akuzoi PS për një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.
“Kam një kërkesë drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qyt shqiptarë. Koha që shqiptarët që kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”,- tha kreu i shtetit.