Partia Demokratike ka bërë një akuzë të ‘jashtëzakonshme’. Teksa KQZ deklaroi se pjesëmarrja në votim është 15.5% deri në orën 15:00, selia blu shprehet se ajo është 10%…
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.
Çështja e akuzave për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit nuk është aspak surprizuese pasi është paralajmëruar si i vetmi ‘argument’ që i ka mbetur PD-LSI për ta përdorur në vijim.
Akuzat u artikuluan nga Ivi Kaso, sekretar i Partisë Demokratike për Çështjet Zgjedhore.