Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi se si është vendi në pas dy vitesh qeverisje nga ana e tij ndërsa shënohet dhe 15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë.
Në një intervsitë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Kurti tha se sfida kryesore e tyre është se Serbia nuk e njeh pavarësinë as nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës.
Ndër të tjera ai tha se sfidat e reja janë ato të qeverisë së tij kryesisht në zvogëlimin e papunësisë, në ngritjen e mërqinjës për qytetarët dhe tek procesi i vetingut që duhet të reformoj drejtësinë nga çka shpresoj të nxjerrim edhe mësimet prej procesit të ngjashëm në Shqipëri.
“Do thoja se në historinë tonë që kemi jetuar të gjithë janë 5 vite që janë më të shënuara. Do filloja me vitin 1989 kur u suprimua autonomia e Kosovës. Pra ne nuk ishim Republikë ndonëse se autonomia ishte e tillë që na e bënte Kosovën element konstituiv të federatës Jugosllave edhe ajo na u suprimua sepse Beogradit ju duk se shqiptarët kanë tepër. Viti 1999 është viti i çlirimit, viti 2008 është shpallja e pavarësisë, viti 2010 është viti kur gjykata ndërkombëtare e drejtësisë konstatoj se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtarë dhe viti 2012 kur u përmbyll mbikëqyrja e pavarësisë. Se tani që do të festojmë 15 vjetorin e pavarësisë harrohet një çik se 4 vitet e para ka qenë pavarësi e mbikëqyrur dhe jo e plotë. 25 shtete demokratike të cilët e përbënin grupin ndërkombëtarë mbikëqyrës patën emëruar një diplomat senior holandez Pieter Feithin si mbret të republikës sonë.
Ne ishim me të vërtetë një republikë demokratike por kishim një mbret të përcaktuar nga faktorët demokratik ndërkombëtarë që të na mbikëqyr për 4 vjet me fuqi ekzekutive mbi kuvendin, presidentin dhe qeverinë. Në shtator 2012 thanë mjaft më Kosova është në rregull le të jetë plotësisht e pavarur. Sfida kryesore e vjetër është fqinji ynë veriorë i cili as nuk na e njeh pavarësinë as nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës. Ndërkaq sfidat e reja janë këto të qeverisë sonë kryesisht në zvogëlimin e papunësisë, në ngritjen e mërqinjës për qytetarët dhe tek procesi i vetingut që duhet të reformoj drejtësinë nga çka shpresoj të nxjerrim edhe mësimet prej procesit të ngjashëm në Shqipëri.”- tha Kurti.
Kryeministri Kurti ka folur këtë të diel në emisionin Review në Euronews Albania edhe në lidhje me propozimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti zbuloi arsyet pse e ka pranuar propozimin e BE-së, si dhe e vendosi theksin tek njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.
“Tash teksa festojmë 15 vjetorin e pavarësisë ne do të kujtojmë me dhembje, me mall me krenari të gjith ata që kontribuuan, u sakrifikuan dhe në të njëjtën kohë ata që na bëjnë të që kurrsesi të mos lejojmë çfarëdo sprapse apo kthimi mbrapa sa i përket funksionimit shtetërorë të Kosovës, cilësisë së demokracisë që kemi dhe integritetit territorial dhe të kufijve. Do të kujtojmë Jasharajt, do të kujtojmë UÇK-në, do të kujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, do të kujtojmë simbolin e rezistencës Mandelën tonë Adem Demaçi, do të kujtojmë plejadën e të burgosurve politikë qysh në vitet 50 e deri në çlirim që mbajtën gjithsej 666 shekuj burg, të burgosur politik në ish-Jogusllavi dhe Serbi. Do të kujtojmë të vrarët gjat luftës kemi mbi 10 mijë civilë të pa armatosur e të pa mbrojtur, kemi 1933 fëmijë pra më shumë se 10% të të vrarëve ishin fëmijë, 20 mijë gra e vajza të vrara e të dënuara, 860 mijë u patën depërtuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 99 një pjesë e madhe të cilëve i gjetën dyert e hapura tek motrat e vëllezërit në Shqipëri dhe gjithashtu 120 mijë shtëpi të shkatërruara për të cilat Serbia nuk ka paguar asnjë cent. Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia kthimin mbrapa. Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtarë ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë makinë kohor nuk ka. Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani Franko-Gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë”, tha Kurti.