Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar sot pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.
Kurti është takuar me studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale në Tiranë. Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e studentëve.
“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks”, ka thënë ndër të tjera Kurti.