Ndërsa jemi pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe kur sot ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 8-majit, koalicioni “Fronti Europian” kryesuar nga BDI dhe Ali Ahmeti ka realizuar një seancë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, si dhe inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale.
Në një seancë të improvizuar të Kuvendit, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën.
Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.
Pas zgjedhjes së Selës për kryetar Kuvendi, “Fronti Europian” ka improvizuar edhe zgjedhjen e Bujar Osmanit për president, me çka edhe ai bëri betimin e tij.
/Argumentum.al