Sot ka përfunduar marrja në pyetje në cilësi të dëshmitarit për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti psas rreth 15 orë intervistimi nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.
Pas përfundimit të intervistimit në ditën e dytë, i cili zgjati për rreth shtatë orë, kryetari i BDI-së për shkak të procesit nuk ka dhënë detaje lidhur me atë për të cilën është marrë në pyetje, por tha se nga prokurorët specialë u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.
“Intervistimi im ka zgjatur dy ditë dhe deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin, pasi kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu, atëherë mund të flasim dhe na lejon edhe ligji. Po, sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim”, tha ai. raporton Kosova Press. Ish-anëtari i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Gjykata Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës.