Është prezantuar sot drejtuesi i ri i SPAK, prokurori Altin Dumani. Mandati i drejtuesit të SPAK Altin Dumani është 3 vjet.
Në një komunikim për mediat, Dumani u shpreh: “Ky besim i dhënë më bën të angazhohem maksimalisht. Falënderoj kolegët e mi për garën dinjitoze dhe vlerat që përfaqësojnë, një falënderim edhe për zotin Kraja i cili pati barrën për të përballuar sfidat e këtij institucioni.
Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë të vështira, por secili ka pasur kontribute. Tashmë SPAK duhet të kalojë në një fazë tjetër të luftës kundër korrupsionit. Në këto 3 vite kemi fituar eksperiencë, të gjithë bashkë të demonstrojmë se do të bashkëpunojmë dhe përmes punës tonë të përballojmë sfidat që na presin”, tha ai, duke shtuar: