Ambasada amerikane dënon sulmet në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e së dielës, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

 

Në reagimin e ambasadës thuhet se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe është legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit”, thekson Ambasada amerikane.

Në njoftim thuhet se po monitorohet situata nga afër dhe po dënohen aktet e dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës.

Ambasada e SHBA-së kërkon që autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë.

“Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur”, thuhet në njoftim./rtk

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist