Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një prezantim të detajuar të ambasadores Yuri Kim, duke përmendur pozicionet që ajo ka mbajtur në karrierën e saj perpara se te vije ne Shqiperi.
Fakti se ky prezantim vjen pas një viti e gjysmë në detyrë të ambasadores ngre disa pikepyetje;
Kishin harruar ta bënin më parë një prezantim të tillë, apo është një mesazh për përgatitjen e ambasadores në çështje të vështira apo në vende problematike?
A është ky një paralajmërim se Ambasadorja Yuri Kim është e përgatitur për çdo “stuhi” që mund të sjelle e ashtuquajtura “Drejtesia e Re” në vendin tone?
Do të thotë se SHBA-të e kanë seriozisht, për sa kohë përfaqësuesja e tyre kësaj radhe duket se është një “grua e hekurt”
Postimi i Ambasadës Amerikane:
#DukePerfaqesuarAmeriken Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit. Lexoni më shumë: https://bit.ly/34rZ2UM