Ambasada Amerikane nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ është shprehur se qëndron vendosmërisht me qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit nga sistemi i drejtësisë.
“Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Kjo punë duhet të vazhdojë në të gjithë spektrin e gjerë të sistemit të drejtësisë.”