Ambasada e SHBA: Përmbyllet me sukses stërvitja strategjike shumëkombëshe “Defender Europe 21”

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila prej dy muajsh u zhvillua në vendin tonë është përmbyllur këtë të shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila, shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë.

Në njoftim, Ambasada Amerikane, kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në Portin e Durrësit.

Gjatë këtij operacioni, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara, Bob Hope, e cila është dhe më e madhja strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat transferuan ngarkesën në breg për të vijuar më tej.

“| DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Vlen për t’u përmendur se kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg, ekzekutoheshin në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist