Tashmë prej disa muajsh situata ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është kryefjala mediatike. Ndërsa tensionet janë gjithnjë e në rritje, informacionet dhe diziinformacionet në disa raste e kanë përkeqësuar gjithë rrjedhën reale në kufirin Rusi-Ukrainë, sidomos në ditet e fundit në Ukrainën Lindore.
Ambasada e Ukrainës në Shqipëri është aktive, duke përditësuar me informacione zyrtare në këtë situate kaq delikate që prek jo vetëm dy popuj, ruset dhe ukrainasit por në fakt prek gjithë Europën dhe më gjerë. Në këtë kontekst është me rëndësi pasqyrimi i informacioneve dhe fakteve reale që nuk transformojnë ralitetin me tendencen për ta përkeqësuar atë.
Më poshtë është informacioni operativ i Ambasadorit të Ukrainës mbi situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë (gjendje më datë 21 shkurt 2022):
- Ukraina është në qendër të një fushate dezinformimi. Eshtë rritur ndjeshëm, sasia e informacionit të rremë, qëllimi i të ciit është dezinformimi i shoqërisë ukrainase.
- Aktualisht, 72% e ukrainasve i besojnë ushtrisë ukrainase.
- Në fakt, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës filloi që më 20 shkurt 2014, kur Krimea dhe më vonë një pjesë të territoreve të Donbasit u aneksuan.
- Më 21 shkurt 2022, numri i trupave ruse është rreth 127 mijë të komponentit tokësorë. Që së bashku me komponentët detarë dhe të aviacionit arrijnë 147 mijë.
- Aktualisht, trupat ruse janë duke kryer manovrat aktive, gjithashtu edhe Krimenë e pushtuar. Anijet po lëvizin në Detin e Zi, në Detin Azov. Kishte një përpjekje për të bllokuar të gjithë Azovin, si dhe hyrjen në portet tona detare. Kjo nuk ëshë arritur të bëhej kjo. Aktualisht, me pretekstin e pjesëmarrjes në stërvitjet detare, tre anije të mëdha zbarkimi dhe pesë luftanije dhe varka të klasave të tjera, përfshirë një anije raketore, kanë hyrë në ujërat e Detit Azov.
- Si pasojë e përshkallëzimit ushtarak janë dëmtuar katër institucione arsimore dhe pesë infrastrukturë civile.
- Nëse një muaj e gjysmë më parë pala ukrainase regjistronte nga 3 deri në 5 sulme me predha në ditë, duke filluar nga 17 shkurti ishin 60, 18 shkurt – 66, me 19 shkurt – 134. Në 24 orë të fundit, janë regjistruar 80 sulme të tilla, ku 72 nga këto janë me përdorimin e armëve të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.
- Pala ukrainase, për të 3-en herë, thirri takimin e Grupit Trepalësh të Kontaktit, me ndihmën e Ambasadorit Miko Kinonen, Përfaqësues i Kryesuesit të OSBE-së të Polonisë. Rusët i refuzuan tre herë.
- Gjatë 24 orshit i fundit, Ukraina ka humbur dy ushtarë; pesë ushtar u plagosën. Më parë, përgjatë 37 ditë. Sot, më 21 shkurt, deri në orën 9 të mëngjesit, janë regjistruar 14 sulme me predha, 13 prej tyre me armë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut. Një ushtar ukrainas u plagos. Në total, më shumë se 100 ndërtesa banimi u shkatërruan dhe u dëmtuan.