Një ekspozitë e titulluar “Vështrim historik etnokulturor i Pellzagjisë-Epiri-Thesproti-Çamëri”, ka sjell reagime të ashpra nga Greqia.
E përditshmja greke Protothema shkruan se autoritetet në Greqi i e quajnë provokim mbështetjen që i ka dhënë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ekspozitës të iniciuar nga Akademia “Rrënjët shqiptare” dhe fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”.
Kjo media bën me dije se pas prezantimit të fotografive për çamët ka pasur një reagim nga ambasada greke në Tiranë.
Protothema shkruan se ambasada greke në Tiranë i ka kërkuar shpjegime presidentit.
Po ashtu kjo media ka publikuar dhe disa foto ku shihet Presidenti Ilir Meta dhe stafi i tij bashkë me organizatorët e ekspozitës duke parë fotografitë dhe hartat për Çamërinë që janë të vendosura në murin e jashtëm të presidencës.
Presidenca ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat greke, ku presidenti Ilir Meta mori pjesë një ekspozite për Çamërinë të organizuar nga Akademia “Rrënjët Tona” dhe shoqëria civile.
Zëdhënësi për mediat në Presidencë, Tedi Blushi, përmes një reagimi thekson se kreu i shtetit, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar jashtë ambienteve të institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.
Reagimi i plotë i Presidencës:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan.