Ambasada Kineze në Tiranë përkujtoi 92-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në një aktivitet të posaçëm me praninë e personaliteteve të rëndësishme të jetës publike e shtetërore si dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Sivjet është 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, një vit i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe .”Kina gjithmonë e konsideron Shqiperine si një mik dhe partner të sinqertë. Pala kineze mbështet vendosmërisht perpjekjet e Shqiperise per ta anëtarësuar në BE. Populli shqiptar ka kapacitet e mençuri të nxjerrë konsensus shoqëror dhe zgjidhje që përputhen me interesin afatgjatë kombëtar”,tha ambasadori Zhou Ding.
Ambasadori Zhou Ding tha se Kina mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe apelon për zgjidhje që përputhen me interesin kombëtar.
Fjalimi i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. ZHOU Ding,me rastin e 92 vjetorit të themellimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës
Të nderuar të gjithë të pranishëm, zonja dhe zotërinj,
Mirëmbrëma!
Jam shumë i lumtur të bashkohem me ju në pritjen e 92 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Gjatë 92 viteve me erë dhe shi, ushtria kineze u themellua dhe u rrit në luftrat për pavarësinë e çlirimin kombëtar, u zhvillua dhe u forcua në Reformën dhe Hapjen të Kinës. Kjo video e sapo-shfaqur, shfaq kontributet dhe sakrificat e ushtrisë kineze në aktivitetet paqeruajtëse ndërkombëtare, eskortet detare, si dhe në përballimin ndaj katastrofave natyrore. Në të ardhmen, si vendi kryesor i dërgimit të trupave dhe i financimit për operacionet paqeruajtëse të OKB-së, Kina do të vazhdojë t’i përmbahet politikës së mbrojtjes me karakter mbrojtës, do të vazhdojë të jetë ndërtuesi dhe ruajtësi i vendosur i paqes botërore.
Shqipëria ka histori të gjatë dhe kulturë të larmishme. Njësoj si Kina, populli shqiptar e çmon pavarësinë sovrane dhe dinjitetin e tij, që janë fituar me përpjekje të vështira. Njësoj si Kina, populli shqiptar ka bërë sakrifica të mëdha për pavarësinë kombëtare dhe luftën anti-fashiste. Filmat shqiptarë si “Ngadhënim mbi Vdekje”, “I teti në Bronx”, në vitet 60 e 70 të shekullit të kaluar, ishin të njohura nëpër pothuajse të gjitha familjet kineze. Tregimet e heronjve në këto filma kanë prekur dhe inkurajuar shikues të panumërt kinezë, duke mbjellë farën e miqësisë tradicionale kino-shqiptare.
Ndihem shumë i nderuar të marr detyrën si Ambasadori i Kinës në Shqipëri. Gjatë këtij gjysmë viti, jam takuar me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të ndryshëm shqiptarë, kam njohur edhe njerëz të zakonshëm miqësorë, duke dëshmuar dëshirën e përpjekjet e institucioneve dhe popullit shqiptar për zhvillim ekonomik. Kam vizituar qytete plot me gjallëri dhe bukuri, si Shkodra, Berati, Vlora, Gjirokastra, duke përjetuar peisazhe të bukura natyrore dhe kulturën e larmishme e gjithëpërfshirëse të Shqipërisë. Gjatë këtij gjysmë viti, pothuajse çdo ditë unë mund të dëgjoj histori prekëse të miqësisë Kino-shqiptare, duke parë gjallëri të kësaj miqësie në kohën e re. Hidrocentrali i Vau të Dejës po vazhdon tju sjellë dritë mijëra familjeve. Kompanitë kineze në Shqipëri paguajnë taksa të mëdha dhe ofrojnë vende pune të shumta. Produktet bujqësore shqiptare si vera, mjalti, vaji i ullirit, po futen në tregun kinez. Numri i turistëve kinezë në Shqipëri ka patur rritje të dukshme. Ka gjithnjë e më shumë miq shqiptarë që shkojnë në Kinë për seminar, biznes dhe turizëm.
Zonja dhe zotërinj, sivjet është 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, një vit i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Kina gjithmonë e konsideron Shqipërinë si një mik dhe partner të sinqertë. Pala kineze mbështet vendosmërisht përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE dhe uron që ajo të bëhet sa më parë anëtar i familjes BE. Jemi të bindur se, populli shqiptar ka kapacitet dhe mençuri të nxjerrë konsensus shoqëror dhe zgjidhje që përputhen me interesin afatgjatë kombëtar, dhe të realizojë begatinë e fuqizimin e vendit. Kina do të zhvillojë marrëdhëniet me Shqipërinë gjithmonë në bazë të miqësisë tradicionale, të parimit të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjellta. Ambasada kineze do të nxisë vazhdimisht bashkëpunimet politike, ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore dhe shkëmbimet popullore midis Kinës dhe Shqipërisë, do të mbështesë që Shqipëria të luajë një rol më aktiv e konstruktiv në Bashkëpunim midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, do të mbështesë organizimin e Forumit të Kryebashkiakëve të Kryeqyteteve të vendeve 17+1, dhe themellimin e Qendrës së Zhvillimit Rinor të 17+1 në Tiranë. Në aspektet ushtarake dhe policore, pala kineze është e gatshme të shkëmbejë eksperienca dhe të zhvillojë bashkëpunim në fushat si asistencë në fatkeqësi, paqe-ruajtje ndërkombëtare, luftës ndaj krimit të organizuar etj., për të mirën e dy popujve tanë.
Zonja dhe zotërinj, nuk diskutohet zhvillimi i vendit pa një ambient paqësor e të qëndrueshëm brenda dhe jashtë vendit. Kina do të vazhdojë të realizojë fuqizimin e vendit me Reformën e Hapjen dhe inovacionin e pandërprerë, do të përballojë pasigurinë nga jashtë me përqendrimin strategjik dhe vetëbesimin, do të mbrojë fort sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendit, do të mbrojë fort multilateralizmin, normat ndërkombëtare dhe sistemin e lirë tregtar, do të vazhdojë të promovojë idenë e studimit reciprok mes qytetërimeve, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Kina do të shtyjë më tej Ndërtimin e “Një brez një rrugë”, dhe të ndërtojnë, bashkë me vendet e ndryshme të botës, Komunitetin me Një të Ardhme të Përbashkët të Njerëzimit.
Në fund, më lejoni të shpreh respekt për miqtë nga qarqet e ndryshme që prej kohësh mbështesin miqësinë kino-shqiptare, respekt për ushtrinë shqiptare, Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës. Ju falenderoj për mbështetjen për sigurinë e ambasadës, kompanive kineze, banuesve e turistëve kinezë në Shqipëri. Ju uroj shëndet! Uroj një të ardhme akoma më të bukur të Kinës, Shqipërisë dhe të gjithë botës!
Faleminderit!
© Argumentum