Ambasada e Federates Ruse në Tiranë, organizoi një pritje të veçantë për studentët shqiptarë që kanë fituar bursat e studimit për të studiuar në universitet më të mira në Rusi . Jo pak por 50 bursa të akorduar nga qeveria ruse për studentet shqiptarë.
Një mikëpritje dinjitoze për studentet shqiptare që kanë fituar bursat e studimit në programet e ndryshme në universitetet me të mira ruse, u përgatit nën kujdesin e vecantë të Ambasadorit rus .SH.T.Z Aleksandër Karpushin dhe drejtuesi i Agjencisë Federale për çështjet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudnichestvo”, Z. Vitaly Chernopyatov.
Ju jeni ambasadoret e Shqiperise ne Rusi. Elemente baze per ndertimin e marredhenieve me te mira ndermjet dy vendeve tona, iu drejtua ambasadori Aleksander Karpushin studenteve te pranishem.
Nga përvoja ime, e di se vitet e universitetit janë një periudhë e paharrueshme në jetën e çdo njeriu. Nuk është një periudhë e lehtë, por është shumë interesante nga të gjitha këndvështrimet. Ju do të keni shumë miq të rinj nga e gjithë bota, u shpreh ambasadori Karpushin
Pengesa e parë serioze për ju do të jetë studimi i gjuhës ruse, por jam i bindur se do ta përvetësoni atë pa probleme. Jam i sigurt për këtë, sepse falë kurseve pranë ambasadës sonë, ne u bindëm se shqiptarët janë shumë të aftë të mësojnë gjuhë të huaja.
Sipas kerkesave të vete studentëve 95% e këtyre universiteve janë në Moskë dhe në San Petersburg, duke garantuar kështu mesimdhënie me cilësi të lartë për studentet tanë ,dhe ashtu sikundër u shpreh ambasadori, këta studentë fale aftësive të tyre do të shkelqejne në universitet ruse ,nisur dhe nga eksperienca të ngjashme të studenteve te tjere shqiptare në Rusi.
Megjithate duhet përmendur fakti se kur bëhet fjalë për Rusinë, vemendja është më e madhe nisur dhe nga lajmet pro dhe kundër këtij shteti,dhe duket se ambasadori rus në Tiranë tashme është mësuar me këtë fakt. Ndaj si paranteze Ai iu beri thirrje studentëve të pranishem që shumë shpejt do të shkelin token ruse , ndaj të mos kene frike nga teorite e ndryshme që dëgjojnë nëpër media pasi ata nuk kane as direktiva, as detyra të tilla. Një nga parimet kryesore të politikës së jashtme ruse është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve.
Situata në botë nuk po bëhet më e thjeshtë. Përkundrazi, ajo po vështirësohet, po zhvillohet një proces objektiv i formimit të një sistemi të ri policentrik të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Vitet e fundit, nën pretekste të sajuara, është shpalosur një fushatë agresive e luftës së informacionit kundër Rusisë. Mund të gjeni edhe në shtypin shqiptar mendime dhe akuza të këtilla kundër vendit tonë. Ndër të tjera, edhe mendime që ne gjoja synojmë të destabilizojmë situatën e brendshme politike në vend. Apo që oligarkët rusë mbështetin financiarisht partitë opozitare të Shqipërisë.
Mos u besoni këtyre gjërave. Me përgjegjesi të plotë, mund t’ju siguroj se ambasada jonë nuk merret me këto gjëra. Nuk kemi as direktiva, as detyra të tilla. Një nga parimet kryesore të politikës së jashtme ruse është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve. Ne i përmbahemi strikt këtij parimi. Kjo na dallon prej disa kolegëve tanë të tjerë.
Parimet kryesore të politikës së jashtme ruse janë para se gjithash pavarësia, pragmatizmi, politika e hapur dhe shumëvektore, tha ambasadori .
Megjithate duhet thëne se përpos uljeve /ngritjeve të marrdhenieve politike mes dy vendeve, gjithsesi, marrëdhëniet ruso-shqiptare mund t’i quajmë miqësore dhe normale.
Vendet tona nuk kanë asnjë kontraditë, çështje të pazgjidhur, problem territorial apo pretendim të ndërsjelltë. Tradicionalisht, zhvillohen shumë mirë lidhjet humanitaro-kulturore, si edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit. Një nga dëshmitë e këtij procesi është rritja e dukshme e atyre që dëshirojnë të kryejnë arsimin e lartë në Rusi. Nëse në vitin 2014 ishin 25 bursa për studime falas, tani numri i tyre është dyfishuar në 50 ,përfundoi fjalen e tij ambasadori Karpushin.
Drejtuesi i agjensise ruse të shkencës dhe kulturës “Rossotrudnichestvo”, Z. Vitaly Chernopyatov ,uroi studentet për bursat e fituara dhe u shpreh që si drejtues i komisionit të përzgjedhjes ka patur fatin ti njohe nga afër dhe i kupton emocionet e secilit prej tyre që do të perballen me nje vend të huaj, por ai garantoi mbështetjen dhe asistencen e agjencisë që përfaqëson në cdo moment para dhe gjatë studimit të tyre në Rusi.
Ai përmendi faktin që deget e përzgjedhura nga studentet janë të ndryshme , duke filluar nga artet e bukura ,muzike ,textile, deri tek fusha e shkences si mjeksi, matematike apo dhe nanoteknologji .
Z. Chernopyatov theksoi gjithashtu se , rusia u lejon studenteve të huaj të studiojnë dhe punojnë njëkohësisht . Gjithashtu dhe pas perfundimit të studimeve, qeveria ruse zgjat lejen e qëndrimit për ata që dëshirojnë të punojnë në Federaten Ruse.
Eksperienca te jetuara
Ish-studenti ekselent Z.Redion Luli, i pranishëm në këtë pritje tregoi para studenteve eksperiencen e tij si student i cili ka jetuar një dekade në rusi duke kaluar kështu me rezultate të larta studimet në bachelor,master dhe doktorature.
Rusia njihet për shkollat elitare dhe pika më e fortë e saj është padiskutim arsimimi. Me bindje të plote, si ish -studentë i dale nga unviversitet ruse , ju them se do t’ja dilni me sukses në Rusi, pasi studentët shqiptare kanë treguar qe shkelqejne kudo ku shkojnë për të studiuar jashtë vendit. Ndoshta gjuha ruse do të jetë e vështirë muajin e parë të qëndrimit tuaj atje, por do të keni mbështjen të plotë të pedagove rus të cilët do të jenë gjithmonë pranë jush. Për më teper duhet thene se ne shqiptaret kemi aftësi të shkëlqyera në pervetësimin e gjuhëve të huaj , dhunti e jona kjo, tha Z.Luli.
Z.Redion Luli, shprehu gatishmërinë për ti ndihmuar dhe përgjigjur pyetjeve të ndryshme që mund të kene studentet e rinj , fitues të bursave ruse.
Kush mund të marrë bursë për arsimim në universitetet ruse?
Kujtojme se 15 000 grante qeveritare jepen nga qeveria ruse cdo vit për studentë të huaj. Ndersa ne Shqiperi numri aktual eshte 51 bursa te akorduara per studentet shqiptare,numer ky qe mund te rritet ne varesi te kerkesave te studenteve qe duan te studiojne ne rusi.
Granti siguron studimin tuaj falas për specialitetin e zgjedhur për të gjithë periudhën e arsimit. Gjithashtu, nëse keni nevojë për të përmirësuar njohuritë e rusishtes, granti mbulon arsimin në fakultetin përgatitor.
Për më tepër, sigurohet pagesa mujore dhe një vend në vendbanimin e studentit.
Të gjithë kandidatët qe kane mbaruar shkollën e mesme dhe shkollën profesionale (shkollë teknike, lice, etj.) Dhe kanë kaluar me sukses seleksionimin konkurrues në vendin e tyre, mund të marrin një grant.
Procesi i përzgjedhjes konkurruese
Kandidati duhet të regjistrohet në portalin Rusia.study dhe të dërgojë kërkesën për një kuotë. Zgjedhjet konkurruese zhvillohen në dy faza.
Faza e parë do të zhvillohet në vendin tuaj. Për këtë qëllim, është e nevojshme të kontaktoni qendrën ruse të shkencës dhe kulturës “Rossotrudnichestvo”, prane Ambasadës se Federatës Ruse Tirane
Faza e dytë konsiston në përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm nga universitetet ruse. Rezultatet e përzgjedhjes konkurruese do të njihen pas marrjes në konsideratë nga institucionet e arsimit të lartë për të gjitha aplikimet e mbërritura.
Kujtiojme se aktualisht jane 170 studente shqiptare qe po studiojne ne universitet me te mira ruse./argumentum.al
© Argumentum.