Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur kualifikimin e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nëpërmjet një statusi në Twitter ambasada amerikane shkruan se SHBA-të do të vijojnë që të mbështesin Prokurorinë e Posaçme dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar”, shkruan ambasada.
Me tej edhe vete Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin se janë përzgjedhur 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadës së SHBA në Twitter, Kim ka dhënë edhe një mesazh lidhur me zhvillimet në sistemin e drejtësisë.
Ambasadorja Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave. Ajo thekson se edhe Gjykata Kushtetuese po funksionon dhe Gjykata e Lartë po shqyrton çështje.
“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse ‘djemtë e këqij’ nuk e duan atë”, shkruan ambasadorja.

SPAK is prosecuting more, seizing assets & putting criminals behind bars; Const Ct is functioning; High Ct is hearing cases; vetting continues. NBI inspectors are training. Justice Reform not easy, quick or perfect, but it’s moving forward – even if the bad guys don’t want it to. https://t.co/rDkOG8pnR6
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 2, 2021

Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.
“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.

We welcome the conclusion of the verification process for the first candidates for🇦🇱NBI investigators. Congratulations to the women and men who successfully completed it!They will now start specialised training.Important to launch a second call ASAP. EU🇪🇺continues to support SPAK
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) April 2, 2021

© Argumentum.