Menjëherë pas përmbylljes së rezultateve Albin Kurti, fituesi i zgjedhejve të 14 shkurtit eshte pritur diten e sotme nga ambasadori amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnnet.
Kërkesa e ndërkombëtarëve duket se është ngritja e menjëhershme e Parlamentit dhe të qeverisë së re, ku tashmë Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.
Njoftimi i plotë
Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie, i priti sot në mëngjes në takim Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona.

Pleased to meet with @albinkurti to congratulate @LVetevendosje on its victory and discuss #Kosovo’s path forward. We urge parties to work quickly to establish a government and Assembly to serve all citizens and address pressing challenges.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 16, 2021